TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë vite nga operacioni i madh antikanabis dhe ndërhyrja e fuqishme e policisë dhe forcave Renea në Lazarat, gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se u fitua ajo beteje, por u humb lufta me kānabisin.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha, teksa bën bilancin e atij operacioni, thekson se “BOSET e vërtetë të Lazaratit, financuesit, organizatorët, përfituesit financiare dhe politike të tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapën kurrë”.
Sipas tij, duke u lënë të lirë dhe me burime financiare të paprekura, dy vite më pas, më 2016-ën, ata do të riktheheshin shumë herë më të fuqishëm, për ta kthyer në një Lazarat të madh, gjithë Shqipërinë.
“Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte… Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kānabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…”-shkruan Hoxha.
POSTIMI:
U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kānabisin…
6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…
Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me “trupat operacionale” te narkotrafikut…
U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si “Zone e lire e narkotrafikut”.
U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.
U kapen dhjetera tonelata kanabīs, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.
U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kānabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.
U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, ārme kundertanke, ārme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.
U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.
U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kānabisi.
U be lufte me ushtrine e krīmit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.
U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij
BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.
Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine
Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…
Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kānabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…