AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 12:51

Punonjësja e rrobaqepsisë në Berat konfirmohet me koronavirus, një rast i ri në Durrës

Punonjësja e rrobaqepsisë në Berat konfirmohet me koronavirus,


Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Këtë të mërkurë një rast tjetër është konfirmuar në Berat.

Abc News raporton se rasti i ri është një punonjëse në një ndërmarrje rrobaqepësie tek ish kombinati tekstil.

Mësohet se punonjësja ka shfaqur temperaturë dhe këputje të trupit, kollë, ku më pas është njoftuar 127 dhe i është bërë tamponi dhe ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë pritet përgjigja dhe për tamponin e marrë familjarëve të cilët aktualisht janë të vetëkarantinuar.

Gjithashtu një rast me koronavirus është konfirmuar në Durrës. Është një rast kontakti me të infektuarit e mëparshëm.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2 114, nga të cilët 47 kanë humbur jetën.