TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dortmund ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë. Verdhezinjtë mposhtën 4-1 Leipzigun në finalen e luajtur në Berlin. Festë e madhe te Dortmundi, ndërsa Julian Nagelsmann nuk ia del ta mbyllë me trofe aventurën e tij në stolin e Leipzig.
Erling Haaland me shokë zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, fraksion të cilin e mbyllën në avantazh të trefishtë. Jadon Sancho realizoi një gol të bukur në minutën e pestë, ndërsa më pas ishte radha e bomberit norvegjez për të tundur rrjetën kundërshtare.
Haaland shfaqi forcën e tij, dribloi Upamecanon dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit të Leipzig. Minuta fantastike për Dortmund, ndërsa mbrojtja e Nagelsmann në mbrëmje të errët. Kundërsulmi perfekt në minutat shtesë solli golin e dytë personal për anglezin Sancho.
Leipzigu tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por goli i bukur i Dani Olmos (71′) vetëm sa e bëri më pak të hidhur disfatën. Erling Haaland nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit dhe dy minuta përpara fundit vulosi suksesin me “poker”.
Përfundimisht 1-4 për Dortmundin, që u rikthye te suksesi në Kupë pas katër vitesh, ndërsa ishte hera e pestë në histori që triumfon në DFB-Pokal.
https://twitter.com/DFB_Pokal/status/1392943215221919744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1392943215221919744%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-dortmund-shkelqen-ne-finalen-e-kupes-mposht-leipzigun-me-poker%2F