SPORT, 12 Maj 2021, 20:07

Nesër vendimi nga UEFA, finalja e Champions League mund të luhet në Porto

Nesër vendimi nga UEFA, finalja e Champions League mund të luhet

UEFA do të vendosë nesër përfundimisht se ku do të luhet finalja e Champions League. Tre janë opsionet, Stambolli, Londra ose Portugalia.

Së fundmi mediat britanike po flasin se UEFA mund të vendosë që Manchester City- Chelsea të luhet në ‘’Dragao’’ të Porto.

Në fillim ishte vendosur që finalja të luhej në ‘’Ataturk’’ të Stambollit, por Turqia është në izolim teksa Anglia e ka vendosur si ‘’zonë të kuqe’’.

Një pistë tjetër mbetet ‘’Wembley’’ përderisa dy finalistet janë skuadra angleze. Pritet të shihet nëse nesër UEFA do të surprizojë apo jo me vendimin.