SPORT, 12 Maj 2021, 21:53

Sevilla mposht Valencian, presion Realit dhe Barcelonës

Sevilla mposht Valencian, presion Realit dhe Barcelonës

Sevilla bëri detyrën ndaj Valencias në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ku vendosi goli i En Nesyrit në minutën e 66-të.

Skuadra andaluze mori tri pikë të rëndësishme që e afrojnë edhe më shumë me Realin, por dhe me Barcelonën, që me “gafën” që bëri ndaj Levantes rrezikon të përfundojë në vendin e katërt. Një skenar i tillë do të ndodhte nëse Sevilla i fiton të dyja sfidat e mbetura në LaLiga, ndërsa “blaugranat” humbin ndaj Celta Vigos ose Eibarit.

Edhe Reali i Madridit rrezikon të parakalohet nga Sevilla, nëse dështon të fitojë në dy nga tri takimet që ka në dispozicion.