AKTUALITET, 6 Prill 2020, 14:35

“A i zë drogagjit virusi’, qytetari i komenton live Ramës. Nxehet kryeministri: Dëgjo këtu…

“A i zë drogagjit virusi’, qytetari i komenton live Ramës.


Gjatë komunikimit Live ne ERTV, Edi Rama ka marrë mesazhe të shumta, ndërsa një prej tyre e ka irrituar aq shumë sa i është përgjigjur komentuesit duke e vënë në lojë.

"Ja pyet njëri këtu: A janë “drogagjit” të rrezikuar? Dëgjo këtu, ti rri brenda mos lëviz dhe mos u merr me "drogagjit".

Mëso A, B, C, D, E. Shabani sharron me sharrë. Pastaj eja më trego mua drogagjit”, tha Rama, dukshëm i acaruar nga ky koment, aq sa u fut menjëherë në rolin e bullistit dhe filloi të tallet me gabimin ortografik të qytetarit.

Megjithatë, duke qenë se kryeministri nuk i'u përgjigj komentuesit lidhur me rrezikun e personave që marrin lëndë narkotike, përgjigja e pyetjes është se nuk ka ndonjë të dhënë, se personat që konsumojnë drogë, preken më shumë se personat që nuk konsumojnë, nga ky virus. Por, përdorimi i substancave narkotike, ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve dhe ndoshta mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e shtuar rrezikun nga Covid-19.