AKTUALITET, 25 Tetor 2019, 16:31

Boiken Abazi: Pse hesht politika shqiptare për vrasjen e Astrit Deharit?

Boiken Abazi: Pse hesht politika shqiptare për vrasjen e Astrit Deharit?

Drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, në një postim të tijin në Facebook, ka komentuar raportin e institutit të pavarur në Zvicër, që doli në përfundimin se Astrit Dehari është vrarë në burgun e Prizrenit. Abazi e cilëson të papranueshme heshtjen e klasës politike shqiptare në Tiranë e Prishtinë pēr këtë krim, i cili ende nuk ka autorë. Ai shkruan se "shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike".

"Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri", shkruan Abazi.

Mesazhi i plotë i Abazit

Shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike. Pas vrasjes në vitin 2016, drejtësi për Astritin kërkoi Parlamenti Evropian, OKB, Internacionalja Socialiste, Ministri i Jashtëm i Anglisë, etj. Por, këta të tanët heshtën gati të gjithë. Mbase u "hutuan" nga regjimi në Kosovë që e shpalli vetëvrasje atë krim makabër politik. Po tani që doli edhe raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, a do flasin këta politikanë që e kanë gojën plot për të drejtat e njeriut e për kombin... Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri.

/TPZ.al/