AKTUALITET, 5 Shtator 2020, 19:29

Boçi reagon ndaj kryebashkiakut të Shijakut : Shkollat nuk quhen gati kur shemben, por kur ndërtohen

Boçi reagon ndaj kryebashkiakut të Shijakut : Shkollat nuk quhen

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i përgjigjet kryebashkiakut socialist të Shijakut, Elton Arbana, pas reagimit të këtij të fundit në lidhje me shkollat në Shijak, duke thënë se, ‘Shkollat nuk quhn "gati" kur shemben, por kur ndërtohen. Ndërkohë që tre nxënës do të bëjnë mësim në një ndërtesë me tetë klasa me 14 shtator.

Postimi i plotë

‘Në largim e sipër, pas dështimit të përditshëm këto 7 vjet, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës me “tellallin” (kryetarin e bashkisë) e emëruar të bashkisë Shijak, i njëjti që figuron në përgjimet e dosjes 339.

Elton Arbana që zakonisht flet me banditët për të blerë vota, sot ka mashtruar për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërsa kryemashtruesi premtoi se 143 shkollat, përfshirë dhe ato të Shijakut do të ishin gati në Shtator, miku i banditëve në Shijak flet për një tjetër premtim.

Ai ndryshe nga i zoti "GATI" quan momentin e shembjes dhe jo momentin e ndërtimit.

Pak a shumë si me përgjimet: kemi fol me Avdylajt, por jo për votat.

Ndërkohë ajo që duket qartë ështe fakti qe jemi në Shtator dhe në vend të shkollave të ndërtuara ka vetem shkolla që po rrafshoheshin ose projekte ne 3d.

Nga katër shkolla te Shijakut të përfshira në projektin e rindërtimit, vetëm në dy ka nisur puna, por dhe ato nuk do të presin nxënës në këtë shtator.

400 nxënësit e të dy shkollave 9 vjeçare, të sapo rrafshuara, “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit”, duhet të shkojnë të bëjnë mësim tek “Muharrem Dollaku” me gjithsej 8 klasa.

Me turne, pa kushte për protokolle siguria dhe me me banga të vjetëruara, me mjete mësimore dhe libra të përdorur.

Kjo është e vërteta dhe propaganda apo videot me regji qëndrore nuk e fshehin dot.’