BLOG, 3 Mars 2025, 18:08

Robert Bërns dhe muzeu i munguar i poetit Lasgush Poradeci

Robert Bërns dhe muzeu i munguar i poetit Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci dhe Robert Berns

Çdo 25 Janar, më vjen rregullisht nga komuniteti skocez në Boston, një ftesë. Cdo 25 janar, skocezët në shtetin e Masachusets festojnë ditëlindjen e poetit të tyre të madh Robert Burns. Rastësisht tre vite të shkuara u gjenda edhe unë në këtë festë në një sallë të madhe në Jamaika Plain. Disa qindra amerikanë me prejardhje nga Skocia mblidhen nën tingujt e gajdeve, veshjeve tradicionale, uiskit dhe recitojnë poezitë e Burns. Poeti që mbajti gjallë jo vetëm shpirtin e malësoreve por edhe dashurinë e madhe për pejsazhet dhe malet e Skocisë.

25 janari ne sallen e Jamaica Plain te Bostonit, eshte nje mbremje mjaft tradicionale ku edhe pse larg vendit te tyre shpirti poetic I Skocise mbahet ende gjalle nepermjet muzikes dhe poezive. Ate mbremje pra, kur nje nga pjesmarresit po fliste mbi influencen e poezise se Burns, ngrita doren ne menyre instiktive. Per habine e atyre skocezeve te mbledhur ne salle recitova “Meri Morisonin” ne shqip duke ju shpjeguar se Robert Burns ishte nje poet shume i dashur ne Shqiperi dhe kishte mberritur tek ne fale nje perkthimi mjeshteror nga vete i madhi Lasgush Poradeci. Kaq e madhe ishte habia e skocezeve sa gjate gjithe mbrmjes u rrethova nga dashamires te Burns qe donin te dinin me shume jo vetem se si Burns kishte mberritur deri ne shqiperine komuniste por ne rradhe te pare mbi ate qe kishte beret e mundur qe Burns te tingellonte ne shqip.
Te gjithe ata qe e njohin sado pak Burns, e dine se poeti shkroi ne gjuhen e popullit. Nje gaelishte qe sot eshte shume pak e kuptueshme. Ne dimrin 2001 kur isha disa jave ne Edinburg, vizitova Muzeumin e Burns, nje shtepize e vohel por shume interesante. Kuratorja e Muzeumit totalisht e mrekulluar nga ideja se poeti ishte lexuar gjeresisht ne Shqiperine komuniste, me mbajti disa ore duke me treguar fletet e ruajtura me kujdes ne shkrimin original te Burns. Por ajo qe e kishte habitur ate me shume ishte fakti se si poeti shqiptar Poradeci kishte mundur te perkthente Burns me aq mjeshteri.

E gjitha kjo ndodhi me erdhi ne mendje kur shikoja mbreme ne nje rrefim televiziv te bijen e Lasgushit, Marien. Nje grua me shpirt poetik qe e kam njohur nga femijeria. Maria sot e vetme perpiqet te mbaje gjalle per publikun e shurdhet shqiptar jo vetem kujtimin e te Atit, por flaken e ndezur te shpirtit te poetit ndoshta me i madhi qe gjuha shqipe ka nxjerre. Marie mes kujtimeve te shumta tregonte per indiferencen institucionale qe has duke trokitur ne dyert e atyre qe mbeshtesin qindra aktivitete pa vlere, komerciale, trullosese dhe pa asnje ndikim ne kulturen e vertete ten je Kombi. Poeti i madh ende nuk ka nje Muze modest ne shtepine e tij te dikurshem ne Pogradec ku shkruante naten vone poezitë e tija të mrekullueshme. Veprat dhe dorshkrimet ende një pjese e mirë e pabotuar. Por në të vërtetë vlera e madhe e një poeti si Lasgushi qëndron në faktin se megjithë vështirësitë e tija të mëdha ekonokime dhe shoqërore nuk e tradhëtoi kurre lirinë e tij duke mos ju perkulur sundimtarit të rradhës. Një rast i rrallë ky në shoqërinë shqiptare. Fatkeqesisht edhe pse shqiperia kulturore sot harxhon para pa fund per ngjarje pa vlere, poezia dhe vepra e Lasgushit mund te sherbente si nje frymezim per komunitetet shqiptare ne bote te cilat mund ta kujtojne poetin cdo vit te lindjes se tij ne respect per dashurine qe ai percolli per vendin e tij.
"O Meri, eja në dritare;
Është ora jonë e dëshiruar!
Ç’kushtojnë mijëra thesare
përpara syve të adhuruar!
Mundim të madh do të duroja,
si skllavi që duron i strukur,
kur zemrën tënde ta fitoja,
moj Meri Morison e bukur!
O Meri, do ti ta mundosh
atë që zbret për ty në varr?
Do shpirt e zemër t’i coptosh
për fajin se të do me zjarr?
Në s’më pranon si dashuror,
trego për mua pak mëshirë!
Ti s’mund të kesh një shpirt mizor,
moj Meri Morison e mirë.