BLOG, 4 Qershor 2022, 11:26

Presidenti në Republikën tonë është servil, vlen më pak se fara e kosit!

Presidenti në Republikën tonë është servil, vlen
Arlind Qori

Në një republikë parlamentare, presidenti është thuajse kot. Shërben si një monark simbolik i përkohshëm për të krijuar iluzionin e unitetit kombëtar, dhënë dekorata e mbajtur fjalime.

Në një republikë të leqendisur si jona, ku pas ndryshimeve kushtetuese të 2008 presidenti mund të zgjidhet me 50%+1 votë të Kuvendit, presidenti është servil koti. Në kushtet e sotme, ku pushtetin e ka një maniak i kontrollit, presidenti vlen më pak se fara e kosit.

Kështu që nëse quhet Bajram (dora n'zemër kontrollova edhe një herë portalet se s'isha i sigurt për emrin), Majlindë apo ÇimPek, është komplet e parëndësishme.

E vetmja gjë me rëndësi është të mos harxhojmë për këtë çështje as kaq kohë sa m'u desh mua për këtë status, por t'i përvishemi punës së rrëzimit të kësaj gërdalle partiako-oligarkike që, pasi na vjedh, ka nge edhe të na tallë.