IDE, 16 Maj 2022, 14:13

Dubai Porta Potty, skandali i kohës që jetojmë

Dubai Porta Potty, skandali i kohës që jetojmë

U bera kurioz per skandalin Dubai Porta Potty. Mesova gjera qe do te kisha dashur te mos i mesoja. Pashe gjera qe do te doja te mos i kisha pare.

Por fatkeqesisht disa gjera nuk mund t’i cshohesh apo t’i cmesosh. E meqe jemi ketu, do te doja te nxirrnim nje mesim per kohen ku po jetojme.

Jetojme nje kohe kur paraja gradualisht ka filluar te futet ne sfera ku nuk duhet te hyje. Jetojme ne nje kohe ku shume vlera njerezore kane filluar te kene nje cmim, dhe te shiten ne treg.

Ne Shqiperi ka njerez qe shesin lirine, duke shkuar ne burg per dike tjeter. Ne Amerike ka njerez qe shesin ballin per reklama.

Ne Meksike ka gra qe japin barkun me qira (duke mbajtur dhe lindur fetusin e dikujt tjeter).

Ne Japoni ka njerez qe marrin shoke me qira, apo paguajne dike qe t’i perqafoje. Ne Kine njerezit blejne varrin, duke fituar te drejten te mos perfundojne ne vazo. Dhe, me sa po mesojme, ne Dubai ka vajza qe per 40 mije dollar pranojne qe dikush t’ju jashteqise ne goje.

Nga nje tablo e tille shohim shemtine e thelle te pabarazise ekonomike.

Ne nje shoqeri ku dikush ka aq shume para sa te degradoje nje qenie tjeter njerezore, dhe dikush tjeter eshte aq i varfer sa ta pranoje nje gje te tille per para. Nga njera ane, Dubai Porta Potty tregon se ka nje kategori burrash te semure, te cilet kane me shume para sec ju duhet. Dhe pasi kane blere gjithcka mund te blihet me para, ata prekin fundin e trishtimit, duke rene me poshte se cdo kafshe tjeter. Nje qenie te tille, e cila ka vendosur parane ne thelb te ekzistences, fatkeqesisht nuk ka arritur ta shpetoje dot as besimi fetar, ne nje vend qe aplikon ligjin e shenjte.

Nga ana tjeter ky skandal na rikujton se ka nje kategori te rinjsh dhe te rejash qe jetojne nje jete boshe, te cilen duan ta mbushin me sende.

Vendin e poeteve, apo artisteve te medhenj, e kane zene nje ushtri me ‘influencers’, te cilet e fillojne duke reklamuar produkte, dhe perfundojne duke promovuar nje jete luksi, e cila nuk eshte a bazuar ne pune te ndershme.

Te ndihmuar edhe nga media, keta tipa, te cileve zor se mund t’ju gjesh ndonje talent apo vlere, jane kthyer ne heronjte e brezit te ri, duke i zhytur ata ne nje katalog gjigand kotesie.

Mjafton te besh nje vizite ne Instagram dhe do i shohesh ne foto neper vende luksoze, por nje Zot e di se cfare pune bejne, dhe nga ju vijne parate.

Dhe tani mesojme se nje pjese e ketyre fotove perrallore, jane bere te mundura duke pranuar te dhunohen dhe degradohen ne nivele te paimagjinueshme per nje mendje normale. Dhe per cfare i perdorin keto para do thuash ti? Per te nderruar veshken apo per te shpetuar jeten e ndonje njeriu te dashur?

Jo, i perdorin per te blere canta, kepuce apo fustane… Keto influencers duhen shpetuar nje ore e me pare nga gropa septike ku e kane futur veten. Pa dyshim. Por akoma me e rendesishme eshte te bejme dicka per te rinjte qe jane nen influencen e tyre, dhe te cilet kerkojne te jetojne nje jete luksoze pa punuar asnje dite.

Si fillim eshte e rendesishme te flasim per demin qe keta influencers shkaktojne, dhe te denoncojne kotesine e jetes qe ato promovojne.

Dhe ne kete pike secili prej nesh mund te beje dicka, pikerisht duke refuzuar kete model jetese, dhe duke promovuar rendesine e punes, e cila i jep njeriut liri dhe dinjitet. Te rinjte duhet te kuptojne se nuk eshte turp te jesh i varfer, dhe se dinjiteti nuk ka cmim.

Padyshim qe do kete nga ata qe, ne mbrojtje te dyqanit te tyre, do te hidhen ne sulm duke na psikoanalizuar misogjinine qe fshehim ne vetevete. Apo nga dashnoret e lirise, te cilet predikojne se njeriu eshte i lire te pertype c’te doje ne gojen e vete.

Apo nga te tjere qe na sujgerojne te merremi me ceshtje serioze, sic jane ilacet dhe te semuret ne spitale, duke harruar se nderkohe qe ilacet te zgjasin jeten, njeriu ka nevoje te kete arsye per te jetuar.

Pasi, ne fund te fundit, c’kuptim ka te zgjasesh nje jete e cila nuk ka as dinjitet dhe as dashuri?