BLOG, 11 Janar 2022, 11:46

Basha theu çdo rekord negativ në politikë, ia kalon edhe Veliajt për mashtrime

Basha theu çdo rekord negativ në politikë, ia kalon edhe

Që t'i vë kapak arsyetimit mbi budallain që hedh çdo ditë gurë në lumë nga bunkeri ku është mbyllur.

Lulzim Basha ka bërë atë që askush s'e kishte bërë deri më sot: ka shitur vullnetin e atyre që e votuan për interes krejt privat!!!

Askush nuk e kishte bërë këtë deri më sot. Të gjithë kanë bërë pazare e matrapazllëqe, por asnjë nuk la rrugëve mbështetësit dhe votuesit e vet.

Të gjithë gënjejnë, madje njihnim Erion Velinë si kulmin e mashtrimit. Lulzimi ia kalon me disa herë gënjeshtrës Veliaj.

Ka thyer çdo rekord negativ në politikë. Me këtë garë idiote rekordesh Lulzim Basha, jo vetëm la në opozitë shumicën elektorale në vend që prej vitit 2017, por legalizoi qeverinë moniste të pakicës.

Me lëvizjet e tij të korruptuara ai u bë barrierë e shumicës për të mos qeverisur dhe madje as për të bërë opozitë.

Doni dëm më të madhe sesa kaq?!

Tani që ka hyrë në bunker dhe përjashton partinë nga partia, thjesht i ka hyp n’shpinë budallëkut. Një budallëku që është i barazvlefshëm me kamikazin për nga psoja që sjell.

Doni pasojë më të madhe sesa të lësh vendin pa opozitë?!

Në këtë e as në atë jetë ky njeri nuk merr më votën time. Tashmë as vemendjen time sepse sa herë e përmend më duket sikur i bëj nder.

Për mua ai është një i ngordhur në bunker.

Ndërkohë, do mbështes sa të mundem krijimin e një opozite reale për sot edhe një alternative politike për nesër.