TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marina Vjollca ka zgjedhur që në puntatën e së shtunës të veshë një fustan të markës prestigjioze “Dolce & Gabbana” që kap vlerën e lartë prej 4871 dollarësh.
Veshur me të kuqe, një fustan stil princeshash ishte ai që kishte zgjedhur moderatorja e “Klanifornia-s” në shenjë të ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit.
Fustani i dizenjuar nga marka ndërkombëtare italiane “Dolce & Gabbana” është i koleksionit të vitit 2019, dhe është veshur dhe nga yje botërorë, si Katy Perry dhe Emilia Clarke.
Me sa duket, moderatorja shqiptare ka dashur të mos kursehet këtë puntatë, duke qenë se edhe tema ishte e veçantë.
Me një fustan që i theksonte bustin dhe i nxirrte në pah belin e hollë, Marina Vjollca ‘i fiksoi’ të gjithë.