AKTUALITET, 16 Janar 2021, 14:59

“Gjithë jetën ia dedikoi çështjes shqiptare”, Meta kujton Bajram Currin: Një ndër udhëheqësit më të mëdhenj politikë!

“Gjithë jetën ia dedikoi çështjes shqiptare”,
Presidenti Ilir Meta kujton heroin e popullit, Bajram Currin, në ditën e tij të lindjes, 16 janar 1852. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta thekson se në këtë ditë lindi njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë. Mesazhi i Metës: Si sot, në 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë, një nga djemtë trima më të shquar të Malësisë së Gjakovës, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare, Bajram Curri. Vargjet shpërthyese dhe përherë aktuale të shkruara për të nga Fan Noli mbeten madhështore për fuqinë e përshkrimit të kësaj figure të madhe kombëtare, që mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari patriot, për të cilin ATDHEU ËSHTË I PARI, mbi gjithçka tjetër: “Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërmeti Div drangoi i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë. Thon’ u-shtri e thon’ u-vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë”. ??

Si sot, në 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më...

Posted by Ilir Meta on Saturday, January 16, 2021