AKTUALITET, 20 Janar 2021, 18:05

Biden në fjalimin e parë si president i SHBA: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë!

Biden në fjalimin e parë si president i SHBA: Sot festojmë

Joe Biden është duke mbajtur fjalimin e tij të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij, Biden u shpreh se kjo është dita e demokracisë dhe e shpresës.

“Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë,” tha presidenti Biden.

Biden u shpreh se vullneti i popullit u dëgjua ndërsa shtoi se demokracia është e çmua dhe e brishtë, por kësaj radhe ajo mbizotëroi.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna kërkoi të trondisë vetë themelin e Kapitolit, ne bëhemi së bashku si një komb, nën Zot, i pandashëm, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç kemi bërë për më shumë se dy shekuj.

”Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë.

Mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim.

Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë.

Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi humbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që humbën jetën. Amen. Kohë prove. ‘’- tha Biden.