AKTUALITET, 1 Dhjetor 2019, 22:03

U arrestua nga policia politike e Ramës, Xhulia Aliaj del nesër në gjyq

Nesër, ora 11, në Gjykatën e Durrësit, do të zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj Xhulia Aliajt, e cila u ndalua pas  akuzave për “përhapje paniku” në rrjetet sociale, pas postimit nga ana e saj të një artikulli të medias italiane "Avvenire", ku flitej për dyshime se mund të jetë dëmtuar impianti i trajtimit të ujrave të zeza.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në postim të saj bën thirrje solidariteti  Aliajn , duke u mbledhur paqësisht para Gjykatës së Durrësit.

Postimi i plotë

Nesër, ora 11, në Gjykatën e Durrësit, zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj qytetares Xhulia Aliaj, që akuzohet për “përhapje paniku”.

“Faji” i Xhulia Aliajt është se postoi në profilin e saj në Facebook artikullin e medias italiane Avvenire ku flitej për dyshime se mund të jetë dëmtuar impianti i trajtimit të ujrave të zeza.

Ndërkohë që ka dhjetra pallate e qindra shtëpi të shembura dhe nuk është arrestuar asnjë konstruktor, inxhinier zbatimi, mbikqyrës punimesh, pronar firme ndërtimi apo shef urbanistike në bashki, Prokuroria që po “rilind” përmes “vettingut”, zbaton urdhrin e diktatorit për arrestimin e një qytetareje të thjeshtë, për citimin e një lajmi, autorët e të cilit nuk janë paditur apo hetuar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju bën thirrje të solidarizohemi me qytetaren Xhulia Aliaj duke u mbledhur paqësisht para Gjykatës.

#DrejtësiPërXhulian

#UnëJamXhulia

#MbroLirinëEFjalës

#ThuajiJoDiktaturës