AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 08:52

Temperatura deri në 33°C, moti për çdo qytet

Temperatura deri në 33°C, moti për çdo qytet


Moti sot parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër 18/32 Diell shi

Kukës 15/27 Diell shi

Lezhë 19/32 Diell shi

Dibër 14/28 Diell shi

Durrës 19/33 Diell shi

Tiranë 18/33 Diell shi

Elbasan 19/33 Diell shi

Berat 15/32 Diell shi

Vlorë 17/32 Diell shi

Korçë 14/25 Diell shi

Gjirokastër 15/31 Diell shi

Sarandë 16/30 Diell shi.