LIFESTYLE, 31 Janar 2018, 10:23

Bebe Rexhën së bashku me këngëtarin Bruno Mars

Bebe Rexhën së bashku me këngëtarin Bruno Mars

Pas një pushimi të gjatë me performanca live, për shkak të problemeve me zërin, ajo ka paralajmëruar kthimin në koncerte.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka konfirmuar se pas dy ditësh fillon turneun e ri. Këngëtarja, këto koncerte do t’i mbajë bashkë me të famshmin Bruno Mars në qytetetin e Meksikës.

Në turneun “24K Magic World Tour 2018”, Bebe Rexha do të  jetë e ftuara e Brunos, i cili së fundi ka triumfuar në “Grammy Awards me 6 çmime.

“Meant to be”, titullohet projekti i fundit nga Bebe Rexha, ndërsa ka paralajmëruar edhe këngë të reja.

https://www.instagram.com/p/Bei6O-AgmNg/?taken-by=beberexha