Desktop - General - 1
LIFESTYLE, 30 Janar 2018, 14:10

Ish-i dhe i dashuri në të njëjtën festë, si reagoi Rita Ora

Ish-i dhe i dashuri në të njëjtën festë, si reagoi Rita

Në tetor ajo zbuloi se, ata ishin pajtuar pas ndarjes së bujshme në 2014-n.

Dhe kjo me siguri duhet ta ketë ndihmuar, pasi Rita Ora mori pjesë në të njëjtën festë pas “Grammys” si ish-i i saj, Calvin Harris, në Nju-Jork, mbrëmjen e së dielës.

Këngëtarja 27-vjeçare solli të dashurin e saj, Andrew Watt, ndërsa ishte e veshur me një fustan të tejdukshëm.

Ndërsa Rita dhe Calvin nuk u fotografuan së bashku, të dy u panë duke pozuar para aparatit fotografik.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u pa duke u larguar nga festa e ndjekur nga i dashuri i saj, 27-vjeçari Andrew, i cili kishte veshur një kostum stil pizhamesh.

Çifti u dallua për herë të parë duke shijuar pushime në Romë, tetorin e vitit të kaluar, por e mbajtën romancën e tyre të fshehtë deri në dhjetor, kur Rita postoi një foto me të.

“Rita e mbajti romancën e saj me të shumë private dhe jashtë vëmendjes. Kjo është hera e parë, që ajo postoi diçka për të”, tha një burim në atë kohë.

[gallery ids="63231,63228,63229,63230,63226,63227"]