LIFESTYLE, 30 Janar 2018, 15:30

Kate Middelton i preu flokët 15 cm për një arsye vërtetë prekëse

Kate Middelton i preu flokët 15 cm për një arsye

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middelton është një ndër femrat më të ndjekura në të gjithë botën përsa i përket pamjes së saj dhe stilit të veshjes. Çdo ndryshim që ajo bën në pamjen e saj kthehet në trend botëror.

Vitin e kaluar Kate na befasoi të gjithëve kur u shfaq me flokët e shkurtëta. Një ndryshim që e tregonte bukur, po ngjante pak më e madhe në moshë. Të shumtë ishin ata që e kritikuan, por kur të marrin vesh arsyen e vërtetë se përse dukesha e ndërmori këtë veprim do të pendohen që kanë menduar keq.

“Prej disa muajsh parukieri i saj Joey Wheerler i kishte kërkuar të shkurtonte flokët sepse i ishin rritur shumë. Pasi Joey ishte larguar Kate i erdhi ideja për të bërë diçka të mirë me të në vend që t’i hidhte. Ajo i dhuroi për bamirësi flokët e saj, por përdori emrin e dikujt tjetër në mënyrë që të mos zbulohej që ishte nga një burim mbretëror”, ka thënë një burim për “Daily Express”.

Kate i preu flokët 17 centimetra dhe ia dërgoi organizatës “Little Princess trust”, një organizatë kjo që ndihmon për të bërë paruke për fëmijët me kancer që kanë humbur flokët e tyre pas kimioterapisë.

[gallery ids="63150,63151,63152"]