TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen. Siç mëson korespodenti i Syri TV, viktimat janë motër dhe vëlla Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç.
Sipas policisë dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Autori i dyshuar Fatmir Koleci ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ai ishte denoncuar disa për dhune nga viktima.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.
Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
