AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 17:47

Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim

Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës se për zogjtë e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nderuar këtë 28 nëntor, komandatin legjendar Adem Jashari, me rastin e ditës së lindjes. Teksa ka kryer homazhe në shtatoren e Jasharit në Tiranë, Basha shkruan në Twitter se “Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari”.

Postimi i plotë

Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1332720853713379328?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1332720863733567488%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2F