AKTUALITET, 28 Nëntor 2020, 16:31

36 mijë vdekje në një javë, bilanci më i rëndë për Europën që nga nisja e pandemisë

36 mijë vdekje në një javë, bilanci më i

Europa numëron më shumë se 400 mijë viktima si pasojë e koronavirusit. Sipas AFP-së, kjo është shifra e përllogaritur shifra bazuar në të dhënat e autoriteve shëndetësore.

Kontinenti i vjetër është bërë kështu zona e dytë më e goditur nga pandemia me 400.469 viktima, pas Amerikës Latine që numëron 444.026 të vdekur.

Gjatë shtatë ditëve të fundit janë shënuar më shumë se 36.000 vdekje, çka përbën bilancin më të rëndë të një jave që nga nisja e pandemisë.

Në total thuajse dy të tretat e vdekjeve në Europë janë shënuar në Britaninë e Madhe, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi.