TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha është përballur ditët e funit me kritika të forta nga BE dhe SHBA pas vendimit për djegien e mandatave, një akt që publikisht nuk është pranuar nga selitë diplomatike. Por në një intervistë dhënë për emisionin “360 gradë” në Ora News, Basha tha se ndërkombëtarëve u intereson stabiliteti dhe jo problemet e brendshme të demokracisë duke mbyllur një sy për autokratët e korruptuar.
“Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Presim nga ndërkombëtarët të flasin për problemet e rënda që ka Shqipëria me demokracinë. Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve.
Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve”, tha Basha.