TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama në tetw vite.
Duke iu referuar vendimit të një dite më parë, Basha shkruan se lufta personale e Edi Ramës do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 milion euro, 4560 lekë çdo shqiptar.
“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti?
Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.
