TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp, lidhur me publikimin e provave të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri nga Edi Rama, si kandidat për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka patur një të shkuar kriminale. Veç të tjerave, Basha foli edhe për një hotel, i cili është në pronësi të Pjetrit dhe vëllait të tij. Kreu i opozitës, e cilësoi hotelin luksoz të dy vëllezëvrve Pjetri, si "hotelin e drogës".
"Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë se kush ishte dhe vëllai i tij, me të cilët, bashkarisht, inauguruan hotelin e drogës në Tiranë dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, e cila kalon përmes Shkodrës, e mbështetur nga klanet kriminale të Rilindjes", deklaroi Basha.
Kreu i opozitës, i referohet hotelit "Privilege", në zonën e Farkës. Ky hotel është inaguruar nga vetë ministrja e Turizmit të Rilindjes në vitin 2017, Milva Ikonomi, e cila shfaqet përpara kamerave në krah të Pjetrit, duke e promovuar këtë hotel përpara mediave të pranishme. Me sa duket, ky hotel në Farkë, ka patur vëmendjen dhe mbështetjen e plotë të niveleve më të larta të qeverisë, qysh prej krijimit të tij.
VIDEO:
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/08/14/foto-brenda-hotelit-luksoz-te-valdrin-pjetrit-ne-tirane/