TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur dukej se gjërat kishin nisur të merrnin formë te Flamurtari, sot ka ndryshuar gjithçka. Trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv, Artim Pollozhani nuk do të jenë më pjesë e Flamurtarit dhe kanë qenë vetë Haxhiu e Pollozhani, ato që e kanë marrë një vendim të tillë.
Ende nuk jepen arsyet që e kanë shtyrë këtë dyshe të japë dorëheqjen. Administratori Sinan Idrizi, do të bëjë një takim kokë më kokë me dy të larguarit, për të diskutuar në lidhje me këtë vendim dhe për të mësuar shkaqet reale që i kanë shtyrë të largohen.
Vetëm pak ditë më parë, Haxhiu mori drejtimin e Flamurtarit dhe ishte Idrizi ai që e prezantoi. Ndërkohë, ditën e djeshme kishte edhe përforcime me Ardit Hoxhajn që u rikthye në Vlorë dhe Xhevahir Sukaj që rinovoi kontratën me Flamurtarin edhe për një tjetër sezon. Orët në vijim, pritet që të ketë edhe të tjera zhvillime në kampin vlonjat.