TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar’’ në News 24 ka folur për fushatën elektorale.
Basha thotë se kjo fushatë do të hyjë në histori sepse kryeministri është kthyer në satelit të kandidatit të opozitës.
Ai thotë se Rama ka rikë nga debati pasi nuk do të bëjë bilancin e tij të tetë viteve të qeverisjes, dhe tjetër gjë ka bërë, tjetër gjë thotë dhe mban qëndrime pompoze.
“Prandaj e kam quajtur, dhe besoj do të ketë një kohë, e kam quajtur satelitin tim. Kryeministri kthehet në satelit të kandidatit.
Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Ka ardhur të hapë 300 mijë vende pune, ekonomia në kolaps.
Ka ardhur me premtime për shëndetësinë falas. Shëndetësia në pandemi doli që ishte në ditën më të zezë.
Pra, është e qartë strategjia, nuk është diçka që ndodh, e kalkuluar me sulme ndaj meje, opozitës, PD. Rama përpiqet të shmangë vëmendjen nga pyetja normale, zotëri kishte tetë vjet pushtet, çfarë bëre Nuk është detyrim ndaj meje, duhet të debatojmë.
Ky tjetri që kërkon pushtetin ka për detyrë t’i thotë çfarë do bëjë, ku do na çojë. Unë i dëgjoj qytetarët, i jap vërejtjet Rama ka ndryshuar fjalorin nga kazani, tepsia, merret me mua.
Do të hyjë në histori si kryeministri u kthye në satelit.
Gjej rastin të them se është edhe një hendek mesa asaj që thotë e asaj që bënë. Tjetër gjë ka thënë, tjetër gjë bën, ka frikë nga debati. Qëndrime pompoze, dhe pastaj ka frikë.”- tha Basha.