AKTUALITET, 4 Prill 2021, 20:10

Kosnett uron Osmanin: SHBA e përkushtuar për partneritet me Kosovën

Kosnett uron Osmanin: SHBA e përkushtuar për partneritet me

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Diplomati amerikan e përgëzuar presidenten Osmani, ndërsa në këtë urim ka përmendur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin aleate të Kosovës.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.