AKTUALITET, 4 Prill 2021, 23:05

Detaje nga vrasja e “Kumbarit” në Shkodër/ Autorët e ndoqën 150 metra. Ja çfarë u gjet brenda makinës së djegur që dyshohet se i përket autorëve

Detaje nga vrasja e “Kumbarit” në Shkodër/ Autorët e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhok Pllanajt në qytetin e Shkodrës.

Autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar.

Ndërkohë në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.

Brenda makinës, është gjetur një armë tip kallashnikov, por është ende e paqartë nëse është ajo arma me të cilën është kryer krimi.

Po ashtu, raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe dalët e qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.