AKTUALITET, 4 Prill 2021, 22:46

“Bardhok Pllanaj u vra teksa po udhëtonte me makinë”/ Çfarë thotë policia për ekzekutimin e 46-vjeçarit

“Bardhok Pllanaj u vra teksa po udhëtonte me makinë”/

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt. Sipas policisë, 46-vjeçar është ekzekutuar duke udhëtuar me makinë.

Sipas policisë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.