TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 44 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Elbasan.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 44 vjeç me inicialet G.M, është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Korçë-Librazhd, me automjetin tip “Benz” po transportonte katër shtetas maroken nga Korça në drejtim të Tiranës.
Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta.