TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona tashmë ka dalë hapur për objektivin e merkatos në këtë verë. Ai është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili ka pëlqimin e Mesit dhe do të zëvendësonte në mënyrë perfekte Luis Suarez.
Argjnetinasi këtë sezon ka bindur mbi cilësitë e tij e në këtë formë katalanasit këmbëngulin për ta pasur në skuadër, aq sa është e gatshme që t’i ofrojë Interit pesë futbollistë. Blaugranat e dinë mirë simpatinë e trajnerit Antonio Konte për Arturo Vidal, teksa në paketë me kilianin janë përfshirë edhe Artur Melo, Todibo, Alenja dhe Semedo.
Duket një ofertë joshëse për zikaltërit që do i shtonin cilësinë e grupit të Kontes, megjithatë nuk përjashtohet edhe fakti që marrëveshja të arrihet për Vidal dhe një shumë parash. /