TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferri, tha se banorët e dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17 në Durrës, janë harruar nga shteti.
Në një takim me banorët, Xhaferri akuzoi ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon si përgjegjës, ndërsa shtoi se qeveri duhet tu thotë banorëve se çfarë do të bëhet me ta.
“Pra, nuk jam këtu në lagjen 17 për t’i thënë kryeministrit pse riktheu Vangjush Dakon në krye të bashkisë?! Sepse këtë e dinë mirë qytetarët e Durrësit. Nuk jam për t’i thënë pse ato 150 milionë eurot e koncensioneve nuk I jep për të dëmtuarit e termetit?! Se edhe këtë e dinë mirë. Dinë akoma më mirë qytetarët e Durrësit pse riktheu Arben Ahmetajn në krye të Ministrisë së Rindërtimit?! Apo pse menjëherë të vetmin vendim që ka marrë ishte për të prishur banesat. Kam dalë për ti thënë çfarë do të bëhet me këto dhjetëra e dhjetëra familje, që kanë investimin e jetës së tyre në këto banesa dhe qeveria ka detyrimin të dalë dhe tu thotë, ti nxjerrë sepse nga paniku I pasigurisë së termetit kanë dalë në panikun e pasigurisë për të ardhmen. Të dalë dhe tu thotë. E vetmja vendimarrje ka qenë, emergjenca, urgjenca për të prishur, për të zhdukur gjurmët. Për të prishur dhe për të zhdukur gjurmët, pasi ky është halli më i madh i Ramës“.
Ndërsa një nga banorët kërkoi që të inspektohej pallati i tij, për të parë nëse është i banueshëm apo jo.
“Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë, o kriminel! O Vangjush, o bandit! Çfarë mjaft, unë kam humb gjithçka. 72 vjeç I kam humb të gjitha“, – tha ai.