TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh shpërtheu mesditën e së premtes në një zonë pyjore dhe bujqësore në Spathovouni të Korinthit, duke mobilizuar një numër të madh forcash zjarrfikëse.
Për shkak të përhapjes së flakëve, autoritetet përforcuan menjëherë operacionin e shuarjes. Në terren po operojnë 85 zjarrfikës, tre grupe të njësive këmbësore dhe 21 automjete zjarrfikëse.
Ndërkohë, nga ajri po ndërhyjnë tetë avionë dhe katër helikopterë, njëri prej të cilëve përdoret për koordinimin e operacioneve. Në mbështetje të aksionit janë angazhuar edhe autobotë me ujë dhe makineri të pushtetit vendor.
Në zonë ka mbërritur edhe ekipi me dron, i cili po transmeton pamje në kohë reale përmes kamerave optike dhe termike në qendrat operative, duke ndihmuar në monitorimin e ecurisë së zjarrit.
Sipas informacioneve të deritanishme, flakët nuk rrezikojnë zona të banuara. Megjithatë, pamjet e publikuara nga qytetarët tregojnë shtëllunga të dendura tymi të zi që ngrihen në qiell, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll.