TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në mesditë në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për gazetën "Koha".
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin, por janë dëmtuar disa vetura.
“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka përfshirë një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara.
Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë.