BALLKAN, 8 Maj 2022, 21:37

VIDEO/ Shoferi i kamionit iu nxjerr thikën doganierëve, arrestohet nga policia

VIDEO/ Shoferi i kamionit iu nxjerr thikën doganierëve, arrestohet nga

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Vërmicës rreth orës 13:00 të së dielës.

Mediat e Kosovës raportojnë se shkak është bërë një mosmarrëveshje mes shoferit të një kamioni dhe zyrtarëve doganorë.

Sipas dëshmitarëve, shoferi i kamionit kishte nxjerrë një thikë duke kanosur zyrtarët. Njëri prej punonjësve ishte mbrojtur me një lopatë. Për të qetësuar sherrin ka ndërhyrë policia.