BALLKAN, 8 Maj 2022, 14:54

Kishte shkuar të takonte motrën, shqiptari goditet për vdekje me thikë nga kunati në Gjermani

Kishte shkuar të takonte motrën, shqiptari goditet për vdekje me

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosoves ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është 44 vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.

Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.