BALLKAN, 3 Korrik 2022, 15:23

Zbulohet plantacion i madh me bimë kanabisi në Greqi, arrestohet emigranti

Zbulohet plantacion i madh me bimë kanabisi në Greqi, arrestohet

Një plantacion i madh me mbi 1200 fidanë kanabisi u gjet nga policia e helene në Patra.

Si rrjedhojë është arrestuar një 36-vjeçar emigrant , i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu mësohet se policia greke ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e 36-vjeçarit, shkrua zougkla.gr.

Gjatë operacionit, policia gjeti një plantacion të organizuar kanabisi të përbërë nga 1210 fidanë në një zonë me pyje të dendur në Reitos.

Plantacioni, sipas policisë, përbëhej nga tre nivele, me një sipërfaqe totale rreth 1500 metra katrorë, ndërsa policia gjeti ndër të tjera në zonën e plantacionit një sistem vaditës me gjatësi totale 100 metra, i cili lidhej me rezervuarët e depozitimit të ujit, një kasolle të improvizuar që përmbante dy çadra kampingu, dy pika të improvizuara grumbullimi të ujit, shumë ushqime dhe enë gatimi.