BALLKAN, 10 Shkurt 2024, 21:23

“Ka shkelur statutin e partisë”- Kërkohet shkarkimi i Arben Taravarit nga Kuvendi i Aleancës Shqiptare

“Ka shkelur statutin e partisë”- Kërkohet shkarkimi i

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën kërkon shkarkimin kryetarit të partisë, Arben Taravari. Ky i fundit akuzohet se ka shkelur statutin e Partisë dhe vendimi do të merret më 18 shkurt

Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës kërkon shkarkimin e kryetarit të partisë Arben Taravari. Pas mbledhjes së Kuvendit Qendror në të cilin morën pjesë 108 nga 139 përfaqësues, u vendos që Taravari të shkarkohet për shkelje të statutit të partisë, megjithatë, fjalën e fundit e Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë i cili është thirrur për 18 shkurt.

Ndryshimi i ministrave nga Aleanca për Shqiptarët futi në konflikt kreun e partisë Arben Taravari dhe kryetarin i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela, për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela mbetet në Qeveri, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Kujtojmë se më 8 shkurt, nga ana tjetër u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë nga lideri i partisë, Arben Taravari, i cili i ka dhënë mbështetje këtij të fundit për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare, në mënyrë që të angazhohet “për të çuar BDI-në në opozitë”.