BALLKAN, 27 Mars 2024, 09:46

Vuçiç: Serbinë e presin ditë të vështira, por ne do të luftojmë! Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar

Vuçiç: Serbinë e presin ditë të vështira, por

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se “Serbinë po e presin ditë të vështira”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tha se nuk e ka të lehtë të tregojë se çfarë lajmi ka “pranuar Serbia në 48 orët e fundit”.

“Ditë të vështira e presin Serbinë. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajme kemi pranuar në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, ka shkruar Vuçiç, i cili ka shtuar se ditët në vijim do ta njoftoi publikun “për sfidat që e presin Serbinë.

“Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç.