BALLKAN, 27 Mars 2024, 08:53

Vritet me armë zjarri 30-vjeçari në Prishtinë, dy të plagosur. Mes tyre një kalimtare e rastit

Vritet me armë zjarri 30-vjeçari në Prishtinë, dy të

Egzon Haziri, 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronin De Rada”.

Si pasojë e një konflikti mes disa personave, 30-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtare e rastit kanë mbetur të plagosur.

Autorët e dyshuar janë vëllezërit N. B., 39 vjeç dhe A. B., 29 vjeç.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve dhe grupit të viktimës.

Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.