TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.
Deklaratën, Vuçiç e dha mbrëmjen e së dielës në Prokuplje në përkujtimin e Ditës së bombardimeve nga NATO në vitin 1999.
Vuçiç tha se Serbia nuk dorëzohet dhe nuk pajtohet me atë që e quajti si “copëtim të shtetit serb”.
“Faleminderit, e kemi të qartë se nuk do të hyjmë kurrë në NATO, se do të ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Dhe kur t’i pranoni në Këshillin e Evropës, ne do të kemi një përgjigje për këtë. Aq shumë për gënjeshtrat tuaja, për sanksione kundër Prishtinës dhe çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë me të cilën nuk i keni shpërblyer, asgjë me të cilën nuk e keni dënuar Serbinë”, theksoi ai.