BALLKAN, 31 Dhjetor 2021, 19:45

Kosovë / 42 raste të reja me Covid-19, tetë me variantin Omikron në 24 orët e fundit

Kosovë / 42 raste të reja me Covid-19, tetë me variantin Omikron

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe 8 raste me variantin Omikron. 

NJOFTIMI

31 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529).

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041.
Në total numri i rasteve aktive është 453.