TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 06:00 në një pallat në rrugën Avenue Syggrou.
Një i moshuar u plagos nga shpërthimi sipas mediave greke dhe u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve me djegie në gjymtyrë.
Pas shpërthimit kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët dhe disa makina të parkuara. 18 zjarrfikëse shkuan në vend dhe izoluan flakët
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, teksa autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi ka a
rdhur nga një lëndë eksplozive apo ka qenë incident.
Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi u dëgjua dhe në periferi të Athinës duke shkaktuar panik tek qytetarët. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.