BALLKAN, 25 Janar 2022, 13:41

Thyhet rekordi në Mal të Zi, shënohet temperatura më e ulët

Thyhet rekordi në Mal të Zi, shënohet temperatura më e

Mali i Zi ka shënuar temperature rekord këtë të martë, ndërsa ngricat kanë përfshirë gjithë Ballkanin.

Mëngjesin e sotëm në fshatin Kosanicë të komunës së Plevlës, është regjistruar temperaturë e ulët, rekord prej -33.2 gradë Celsius, njofton gazeta “Vijesti”.

Temperatura më e ulët në këtë vend ishte regjistruar në vitin 1985 në Rozhajë, -32 gradë Celsius.

Ndërsa në Shqipëri temperaturat në zonat malore kanë prekur vlerën -15 gradë Celsius.