TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pamjet tronditëse të momentit kur djali i një biznesmeni grek arratiset nga rrëmbyesit e tij janë publikuar nga mediat greke. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, ku i riu mbahej peng dhe ishte dhunuar me thikë dhe kaçavidë.
Pavarësisht gjendjes së rënduar fizike, viktima arriti të përfitonte nga një moment pakujdesie për të hapur derën e makinës ku mbahej i izoluar dhe të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik i tij. Videoja e arratisjes dramatike ka ngritur shqetësim të madh në opinionin publik.
Sipas hetimeve të para, pas rrëmbimit që dyshohet se kishte motive financiare, qëndrojnë katër persona, mes tyre edhe këngëtari i njohur Ivan Greko. Viktima ishte rrëmbyer me forcë nga një servis automjetesh dhe ishte dhunuar brutalisht para se të shpëtonte.
Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.