TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video është shfaqur në Farmakonisi, Greqi mes një anijeje të rojes bregdetare turke dhe greke që ndodhi të enjten, 5 janar.
Në video duket se anija turke bën një sërë manovrash të rrezikshme me qëllim përplasjen e anijes greke, ekuipazhi i së cilës qëlloi me të shtëna paralajmëruese.
Menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, anija turke u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa një roje bregdetare bërtiste "Kthehuni po jua mbajti".
Pamjet janë publikuar nga media greke e cila e sheh këtë si një provokim të Turqisë.
Ishin peshkatarët grekë ata që njoftuan autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.
"Një varkë patrullimi e Gardës Bregdetare Helene lundroi në zonën detare për t'iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin kaluar ne ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare Turke.
Fillimisht turqit tentuan të largonin anijen greke nga zona dhe më pas tentuan ta përplasnin.
Ekuipazhi i Rojës Bregdetare Helene u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese, tha roja bregdetare, duke e detyruar anijen turke të largohej dhe të nisej në lindje drejt bregdetit turk," shkruan Protothema.