TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperit nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aproviuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Shkodra.
Kujtojmë se Fero u arrestua gjatë ditës së djeshme për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia dhe u kap në një nga pikat kufitare në Kosovë.