BALLKAN, 18 Janar 2023, 21:14

Plan për atentat ndaj kryetarit të LDK-së dhe disa deputetëve të kësaj partie, informacioni u sigurua nga shërbimet partnere të Kosovës. Reagon policia

Plan për atentat ndaj kryetarit të LDK-së dhe disa

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike.

Lajmin e bënë të ditur mediat e Kosovës, të cilat bëjnë me dije se këto informacione, gjatë ditës së sotme, kanë shkuar sot në adresë të partisë nga shërbimet partnere.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin në fjalë dhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, thuhet në këtë njoftim.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Shërbimet partnere të Kosovës thanë se grupi që do të kryente atentatet ndaj zyrtarëve të partisë më të vjetër në vend, tashmë është identifikuar.